Disa femra përdorin këpucë me taka për tu dukur më të bukura e disa të tjera për tu dukur më të gjata.
Por kujdes! Mbajtja e takave të larta ka edhe disa pasoja. Fakti që ato shpesh herë mund të shkaktojnë lodhje dhe nuk ndiheni rehat, nuk janë arsyet kryesore pse nuk duhet t’i vishni.
Nëse i mbani shumë shpesh, ka shumë gjasa që të dëmtoni gjunjtë, shputat dhe kyçet.
Statistikat kanë treguar se një në 10 femra që veshin taka të larta tre herë në javë, dhe pothuajse 33 % e femrave kanë problemet e njëjta për shkak të veshjes së tyre. Takat e larta janë shkaktari kryesor i problemeve më këmbë tek femrat pasi shumica prej tyre kanë lëndime të përkohshme ose muskuj të dëmtuar.
Kur jeni me taka, gishtërinjtë tuaj janë në një pozicion jo normal dhe kjo bën që të mundoni më shumë muskujt tuaj, të peshoni mbi gjunjë dhe rrjedhimisht kjo shkakton edhe dhimbje. Pesha që e vendosni mbi gishtërinj e ngarkon boshtin kurrizor, i jep më shumë presion gjunjve, shpinës dhe ijeve duke dëmtuar edhe nervat.
Si të mbroheni kundrejt këtyre dëmtimeve?
· Zgjidhni këpucë të rehatshme për këmbët tuaja. Nësë ju pëlqejnë takat, mundoheni të mos mbathni këpucë me taka shumë të larta ose të tilla që janë më të përshtatshme
· Relaksoni muskujt tuaj më shpesh
· Zgjidhni këpucët me numrin e duhur të këmbës tuaj, mos preferoni numër më të madh osë më të vogël
· Përdorni shtresa të këmbevë që e lehtësojnë ecjen
·Vishni këpucë të ndryshme dhe jo të njejtat çdo ditë