Slogani i Partisë Socialiste në këto zgjedhje vendore “Drejtimi i Duhur”, tashmë i ka ardhur në “ndihmë” edhe vetë Ministrit të Mirëqënies Sociale Blendi Klosi.
Kjo pasi, në përvjetorin e 8 të martesës mes Klosit dhe bashkëshortes së tij Norës, Ministri ka zgjedhur një dedikim mjaft të veçantë që i ka surprizuar të gjithë.
“8 vite në drejtimin e duhur”, është dedikimi i Klosit në buqetën e madhe me trëndafila që ministri ia dhuroi bashkëshortes. Në këtë mënyrë, ministri ka vërtetuar se është mjaft i dashuruar dhe mbi të gjitha është në “Drejtimin e Duhur.”