Policia e Vlorës asgjëson 15 parcela me rreth 1422 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Një pjesë e bimëve narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Penkovë të Vlorës, të kultivuara nëpër 14 parcela (sipërfaqe toke pa pronar).
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike” në Sarandë, shtetasin:
- Mikel Mero, 34 vjeç, banues në Konispol, Sarandë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në malin “Kalihore” pranë fshatit Vrinë Sarandë, janë gjetur të kultivuara rreth 330 rrënjë bimë narkotike të mbjella në 1 parcelë, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë në pronën e këtij shtetasi.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjerë.