Paulo Dybala, Lucas Biglia, Ever Banega dhe Lionel Messi janë përfshirë në skuadrën e Argjentinës, por Gonzalo Higuain ka mbetur jashtë. Leo Messi muaj më parë u pensionua nga kombëtarja e Argjentinës, pas humbjes në finale të Copa America nga Kili.
Por gjatë ditës së premte edhe zyrtarisht Messi deklaroi se ka tërhequr vendimin e tij dhe se dëshiron ta vesh sërish fanellën e vendlindjes.
Ai, i cili ia ndryshoi mendjen duket se ishte trajneri i ri, Edgardo Bauza. Trajneri i Argjentinës tashmë e ka përfshirë Messin për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Uruguait dhe Venezuelës, por ka goditur sulmuesin e ri të Juventusit, Gonzalo Higuainin, të cilin e ka lënë jashtë.
Këta janë lojtarët e ftuar nga trajneri i Argjentinës:
Nuk dihet reagimi i Higuain. (b.an)