Si ia bëjnë kampionët e tenisit të tavolinës që ta godasin topin me saktësi dhe në kohë? Përgjigja vjen pikërisht nga neuroshkenca. Me sa duket, për sportistët shikimi ka rol dytësor
Në bar apo në kamping quhet ping pong. Kurse në Olimpiadën e Rios tenis tavoline. Por përtej emrit, këtu kemi të bëjmë me një nga sportet më të rëndësishme nga këndvështrimi i neuroshkencës.
Për këtë, i gjithë faji apo merita është e shpejtësisë me të cilën sportistët godasin me raketë topin dhe koha e vogël gjatë të cilës ata përgjigjen. Si ia bëjnë kampionët e ping pongut që ta godasin topin me saktësi dhe në kohë? Përgjigja vjen pikërisht nga neuroshkenca. Ata më shumë i besojnë veshëve të tyre sesa syve.
Faktikisht, truri ynë është më i shpejtë që të procedojë sinjalet zanore se sa ato vizuale. Për të arritur deri në lëvoren e trurit përgjegjëse për reagimin, një sinjali zanor do t’i duhet rreth 10 milisekonda, ndërkohë që një sinjal vizual kërkon rreth 50 miliseknda. Ne perceptojmë se kemi parë diçka pas rreth 4 të qindtave të sekondës, pasi kemi dëgjuar efektin. Ky fenomen nuk është i aplikueshëm për distanca të mëdha, por në distanca të vogla, po. Si në rastin e një tavoline ping pongu.
Autori Marco Malvaldi në librin “Rregullat e lojës”, shpjegon këtë fenomen.
“Ky është motivi për të cilin në sportet ku shpejtësia e përgjigjes ndaj një stimuli thelbësor, atletët elitarë më shumë vëmendje i kushtojnë sinjaleve zanore. Në tenisin e tavolinës për shembull, ku është esenciale që të kuptosh efektin që topi ka marrë, mësohet që të dëgjohet zhurma që bën topi i vogël kur goditet nga raketa e kundërshtarit.
Një zhurmë e fortë sinjalizon që topi u godit drejt dhe ai do të jetë i shpejtë, e pa asnjë efekt. Kurse zhurma e gomës që gërvishtet, më e ulët, është tipike e një topi i cili do të marrë prerje gjatë trajektores së tij. Nëse për të gjykuar trajektoren, lojtarët do të shikonin harkun e topit në ajër, atëherë ata do të dështonin”.
Për këtë arsye mund të thuhet se lojtarët e ping pongut luajnë edhe me veshë./shqip/a.k