Cesc Fabregas dy sezonet e kaluara ka qenë një titullar i padiskutuar tek skuadra e Chelsea, por me ardhjen e Contes, gjërat kanë ndryshuar.
Siç duket mesfushorit spanjoll, aventura tek Chelsea po i përfundon, pasi trajneri italian nuk mendon që do i përshtate skemës së tij në sezonin e ri që fillo në këtë vikend, shkruhet në Calciomercato.
Skuadra londineze i ka ofruar vetë Juventusit Fabregasin, sepse dëshiron që të krijojë më shumë hapësirë për transferime të reja.
Chelsea ka nevojë të madhe për mbrojtës pasi që Ivanovic dhe Terry nuk janë të gatshëm të japin kontributin e madh për shkak të moshës së tyre, ndërsa Baba Rahman është larguar në drejtim të Schalkes.
Londinezët në mesfushë kanë transferuara N’Golo Kanten, andaj edhe largimi i Fabregas mund të ndodh shumë shpejtë./ORAinfo/