Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama publikon foto të projektit të rikonstruksionit të këtij teatri, ndërsa vlerëson edhe punën e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi
“Rilindja Urbane në Fier. Edhe teatri i Fierit do të rindërtohet. I përfunduar pjesërisht përpara viteve ’90 dhe tërësisht i amortizuar, teatri i Bashkisë së Re të Fierit, ku nën drejtimin e ri të një kryebashkiaku shembullor, po ndodhin transformime shumë të ndjeshme në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, do të marrë së shpejti përmasën e ndryshimit që meriton komuniteti fierak”, shkruan Rama.