Banorët e Kukësit protestuan sot kundër taksës në Rrugën e Kombit duke kërkuar përjashtimin nga taksa pesë euro për shkak se ajo rëndon shumë ekonominë e tyre. Protestuesit thanë së e kundërshtojnë taksën e rrugës pasi sipas tyre përbën një zhvatje të xhepave të tyre, raporton Shqiptarja.com
Protestën te Ura e Drinit të Zi në hyrje të Kukësit ata e cilësuan si një fillim të mos bindjes civile deri në bllokim të urës dhe tunelit të Kalimashit, derisa qeveria të heqë taksën e autostradës.
Taksën e ka kundërshtuar edhe shoqata “Biznesi për Biznesin” e cila ka dhënë edhe argumentat ekonomikë se përse kjo taksë nuk duhet aplikuar, në mënyrë të veçantë për Kukësin. Më herët vete kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ka kundërshtuar taksën e rrugës. Rreth 30 minuta, aq sa zgjati protesta, trafiku u ngadalësua por nuk u ndërpre.