Një ditë më parë 20 pjestarë të fisit Gjikopulli me mjete rethanore, kanë nisur prishjen e ndërtimit të një shtëpie private në ndërtim e sipër, e cila është pronë e një gazetari të njohur raporton Ora News.
Disa banorë kanë denoncuar pranë Policisë së Shtetit, e cila fillimisht nuk ka reaguar, por më pas ka nisur disa punonjës, që kanë bërë edhe ndalimin e tyre në momentin kur kishte përfunduar prishja e objektit.
Gjatë këtij akti ka pasur edhe konfrontim me banorët që kanë ndërhyrë.
Nuk bëhet e ditur se kujt i përkiste shtëpia. Por ende nuk ka konfirmim zyrtar për pronësinë e tij. Ora News ka siguruar një video amatore nga prishja e ndërtesës.