Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur paraditen e së premtes në Ksamil. Të plagosur mbetën dy të rinj të moshave 27 dhe 22-vjeç të cilët udhëtonin me një motor. Drejtuesi i motorit humbi kontrollin dhe dy të rinjtë u përplasën me bordurën e rrugës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Qafa e Hartës” Ksamil, motori tip “Yamaha” me targë AM150, për shkak të humbjes së kontrollit është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit:
1- A.D., 27 vjeç, lindur në Kosovë, banues në Angli (drejtuesi i motorit)
2- U.I., 22 vjeçe, lindur në Kosovë, banuese në Angli.
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjeksore, jasht rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.
/a.m.