Gjykata e Vlorës ka lënë në burg të dyshuarin për grabitjen e bankës 1 muaj më parë, shtetasin Konstantinos Shakaj.
Ky shtetas u arrestua dy ditë më parë dhe uidentifikua nga një kamer sigurie në momentin kur grabiti automjetin me të cilin kreu grabitjen së bashku me një tjetër shtetas.
Gjykata i ka vlerësuar të mjaftueshme faktet e paraqitura nga prokuroria duke dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndërkohë, vijon ende të jetë në kërkim personi i dytë idyshuar për këtë ngjarje I identifikuar tashmë nga policia./a.m.