Ndonëse është në kërkim nga policia, këngëtari Arkimed Lushaj, apo i njohur ndryshe si Stresi është në Shqipëri.
Madje në prag të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, ai ka provokuar autoritete me një foto të postuar në rrjetin social Facebook. “Punë dhe bimë bio”, shkruan Stresi në Facebook, duke postuar një foto, ku tregohet se ai po kandidon për Partinë Demokratike në Tropojë.
Arkimed Lushaj, është në kërkim nga policia pasi është arratisur nga ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë, ku ishte shoqëruar pasi drejtonte makinën pa patentë.
Stresi është hedhur nga kati i dytë i komisariatit duke u larguar më pas, në drejtim të paditur.