Michael Phelps ka thyer një rekord prej 2160 viteve në Lojërat Olimpike.
Notari amerikan, Michale Phelps mbrëmë ka fituar medaljen e 22 të Artë në Lojërat Olimpke dhe të 26 në total.
Medalja e mbrëmshme ishte e 13’ta individuale, duke thyer kështu një rekord të vjetër 2160 vjeçar.
Phelps kështu theu rekordin e atletit më të madh të Greqisë së Lashtë, Leonidas i Rhodes, i cili i kishte fituar 12 medalje gjatë viteve 164 deri në 152 para Lindjes së Krishtit, referon “Express”. (b.an)