Marrëdhëniet e tensionuara në kampin qeverisës mes PS-së dhe LSI-së tashmë po ndihen edhe në bazë. Deputeti socialist Erjon Braçe ka shpërthyer në kritika ndaj Hipotekës së Lunjes, institucion ky i drejtuar nga një përfaqësues i LSI. Sipas Braçes në këtë institucion punohet me korrupsion.
DeputetiBraçe ka akuzuar sot mënyrën e funksionimit të Hipotekës në Lushnje.
Postimi i plote i Braçes:
Ka te paken dy vite qe;
MENGJESI IM NIS ME KETO MESAZHE PER “PUNEN” NE ZYREN E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME NE LUSHNJE.
Po ju them cdo dite!
Dhe vijojne gjate gjithe dites.
Myzeqare dhe jo vetem qe dhunohen, torturohen, rripen ne kete zyre te Lushnjes.
Jam i dorezuar!
Tre drejtues te kesaj zyre kane perfunduar ne burg ne tre vite-per KORRUPSION natyrisht.
Nuk ze mend askush qe ulet ne ate karrige.
Ja mezazhi i plote nga nje qytetar i bashkise Divjake, njesia Gradishte.
Ora 07.48:
Prsh…kam pas pun ne hipoteken e lushjes keto dite e jam befasuar nga puna e komunikimi i tyre. I pashe te gjitha atje, sharjet, fyerjet, beshtymat, pleq nga 80 vjec qe ofendoheshin. Turp, turp, shume turp per nje qeveri e aq me keq kur thote se po bejme shtet, me ca po e ben me derra me injorante, me sharlatane, me perverse. Te siguroj qe ajo s’ eshte zyre shteti por nje qenef publik miku im. Aman te lutem mos me thuaj provokim , apo po me shantazhon , sepse do te ndihem me keq se sa ne ato qenefzyra.