Banorët e Kukësit janë organizuar sot në një protest për të kundërshtuar konçesionin e Rrugës së Kombit.
Qytetarët e kanë quajtur të papranueshme taksën e vendosur për qarkullimin në këtë rrugë. Sipas tyre, tarifa e vendosur dëmton rëndë ekonominë e zonës.
Në mbështetje të qytetarëve të zonës ishte edhe Forumi Rinor I Partisë Demokratike.
PD e ka kundërshtuar prej kohësh konçesionin.