Kryeministri Edi Rama thumbon mbi fjalën konsensus me anë të një video të aktorit të humorit, Ermal Mamaqi. Artisti ndodhej dje në Korcë, për festën e Birrës dhe ka publikuar një video ku vihej re një audiencë e madhe njerëzish që shihnin koncertin e madh në sheshin e qytetit.
“Ky po është konsensual edhe pse demokratikas”, tha Rama duke shigjetuar politikanët që e kanë përdorur shpesh kohët e fundit fjalën ‘konsensus’.