Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe anëtarët e kabinetit të tij të ri qeveritar, janë betuar të enjten para parlamentit serb, pasi moti votëbesimin për krijimin e qeverisë së re.
Vuçiç që gjatë fjalimit të tij është betuar se do ta mbajë Kosovën brenda Serbisë, është duartrokitur fuqishëm në sallën e Kuvendit.
Në marrjen e mandatit të ri qeveritar, në Kuvend ku Vuçiç bëri betimin, të pranishëm ishin Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, Presidenti i Republikës së Serbisë Milorad Dodik, Patriarku Irinej dhe përfaqësues të komuniteteve fetare si dhe korpusi diplomatik i Serbisë.
“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem në nderin tim se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjin, që unë si anëtar i qeverisë me ndërgjegje, me përgjegjësi dhe me përkushtim dhe do të jem i dedikuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”, ka thënë kryeministri serb gjatë betimit të tij, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Pas bërjes së betimit, Presidenti dhe anëtarët kabinetit qeveritar e kanë nënshkruar tekstin e betimit dhe ia kanë dorëzuar kryetares së parlamentit, e më pas kanë kënduar himnin e Serbisë.
Qeveria e re serbe, 12 ka 16 ministri dhe tre ministra pa portofol, është zgjedhur nga votat e 163 deputetëve, ndërsa 62 ishin kundër krijimit të kësaj qeverie. (b.an)