Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin “Rrokum Roll”, tha se të dielën më 14 gusht, do të fillojë revatilizimi i Urës së Ibrit në Mitrovicë.
“Kushtet për heqjen e barrikadës janë përmbushë qysh prej vitit 2015”, ka sqaruar Bahtiri.
I pari i Mitrovicës ka bërë me dije gjithashtu se, revitalizimit të Urës së Ibrit do t’i paraprijë edhe heqja e disa barrikadave të tjera në veri.
Ai ka thënë se, Mitrovica aktualisht, është një ndër qytetet më stabile të Kosovës.
“E kam heq korrupsionin dhe haraçin. Ndërsa , kriminelët nuk munden me veprue lirshëm më në Mitrovicë”, tha ai në Televizionin Rrokum, cituar nga Express. (b.an)