Silvio Berlusconi ka thënë se gjithmonë do të jetë një milanist i zjarrtë. Pas 30 vitesh në krye, të Milanit, presidenti Silvio Berlusconi shiti klubin kuqezi. Fundi epokës ‘Berlusconi’ te Milani i erdhi fundi, pasi ish-kryeministri italian i shiti përfundimisht aksionet e tij te grupi kinez.
Grupi kinez që ka blerë kuotat e gjigantit italian është grupi kinez Sino – European Investment Management Changxing.
Marrëveshja e arritur mes Fininvest, zotëron 99.93% të aksioneve të kuqezinjve, dhe një konsorcium të investitorëve kinezë të cilët paguajnë 740 milion euro, duke përfshirë 220 milionë euro borxhe, por shifrat janë ende për t’u konfirmuar për të blerë 100% të aksioneve të Rossonerëve.
Berlusconi tha se e bëri këtë te investitorët më të mirë të mundshëm për ta ngritur në majën e futbollit. Ai ka thënë gjithashtu se gjithmonë do të jetë një milanist dhe se do t’i përcjell nga afër ndeshjet tashmë të ish klubit të tij.
“Shita Milanin një grupi investitorësh që do ta ngrejë klubin në nivelet më të larta, ky ishte një tjetër akt dashurie për Milanin”, tha Berlusconi.
“Do të jem gjithmonë tifozi më i zjarrtë milanist, do të jem në tribunë bashkë me ju të gëzohemi apo të vuajmë, dhe kur të rikthehemi sërish të fitojmë trofe”, shtoi Silvio Berlusconi, citohet Express. (b.an)