Notari shqiptar Sidni Hoxha e mbyll i pari në baterinë e parë në kohën 22.80.
Sidni Hoxha, garoi në 50 m, stil i lirë.
Në prag të nisjes së Lojërave Olimpike Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njoftoi se notari kuqezi Sidni Hoxha në bazë të rezultateve dhe kohëve të regjistruara do të konkuronte në dy gara 100 m stil i lirë dhe 50 m stil.
Më datë 9 Gusht ish programuar gara e 100 m , por Hoxha nuk u pa askund, dhe për këtë trajneri personal i notarit shqiptar, Shpëtim Hoxha, i cili njëkohësisht është dhe Presidenti i shoqatës “Tirana Delfina Sport” ku aktualisht bën pjesë edhe 24 vjeçari akuzon përfaqësuesit e Komitetit Olimpik për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë, duke qënë se nuk e kanë regjistruar emrin e sportstit për këtë garë në mbeldhjen teknik që i parapriu, pasi në mënyrë të pashpjegueshme nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje. / oranews