Kryeministri Edi Rama vlerësoi të enjten fushatën inovative online të FRESSH VOICE, një super proces që sipas tij, ka nxjerrë në pah shumë individë të spikatur e plot energji pozitive.
“Super FRESSH VOICE. Bravo nga zemra të gjithëve për fushatën inovative online dhe suksese të mëtejshme gjysëmfinalistëve në shtator. Faleminderit nga zemra Elisës, Pandit, Arlindës dhe Gaz Pajës për punën e palodhur në Drejtimin e Duhur. Pres me padurim të takohemi në Akademinë Verore me të tërë protagonistët e këtij superprocesi që ka nxjerrë në pah gjithë këta individë të spikatur e plot energji pozitive. #RESPEKT”, shkruan ai në rrjetin social “Facebook”.
Partia Socialiste ka hapur në muajin mars, konkursin për zgjedhjet e krerëve të Forumit Rinor Socialist në rrethe sipas një projekti të quajtur “FRESSH Voice”.