Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen e rëndë ndodhur disa ditë më parë në landfilldin e Sharrës ku humbi jetën 17-vjeçari Ardit Gjoklaj. Basha kërkon nga autoritetetzbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin maksimal të përgjegjësve. Postimn e tij Basha e bëri pas vizitës ngushëlluese në familjen e viktimës.
Ja statusi i kryeopozitarit Basha:
Ndonese vetem 17 vjec Arditi kishte vendosur te perballej vete me veshtiresit e jetes. Nuk donte tu behej barre prinderve ne veshtiresi ekonomike por kish zgjedhur te ishte ne krah te tyre e ti ndihmonte sado pak per te perballuar veshtiresite e jetes. Kishte shfrytezuar te vetmen mundesi per pune, ndonese ne kushte shume te veshtira dhe gjate gjithe nates punonte ne landfillin e Sharres. Me te ardhurat do te blinte librat e shkolles per vete dhe per te motren. Arditi donte te behej hidraulik.Por endrra e tij u pre ne mes.
Ne familjen e Arditi dhimbja eshte e paperballueshme. E madhe eshte dhimbja qe ndjen cdokush e te veten e ndjejne dhimbjen te gjithe ata qe ashtu si Arditi vendosin te punojne e te perballojne vete jeten e ti behen krah familjes.
Babai dhe e ema e Arditit jane te rrenuar nga vdekja e tij. Ata me thane sot kur me priten ne shtepine e tyre plot halle e dhimbje se mbi te gjitha duan drejtesi.
Cfare ka ndodhur naten e 6 gushtit ne landfillin e Sharres. Kjo duhet zbardhur me cdo kusht. Por nje gje eshte dhe duhet te jete e qarte per keto qe ka pergjegjesi per zbardhjen e kesaj ngjarje Drejtesi duhet te kete dhe Drejtesi do te kete.
Dua sot tu bej thirrje autoriteve pergjegjese te zbardhin me prioritet kete ngjarje te rende e forca e ligjit te veproje me ashpersine maksimale mbi kedo qe po perpiqet te fshehe pergjegjesite.
Vetem ne kete menyre do te lehtesohej sadopak dhimbja e pakufi e prinderve dhe familjareve te Arditit.
Arditi eshte kembana e alarmit qe bie per te gjithe ne qe kemi pergjegjesi sot dhe neser, per te qene prane ketyre familjeve ne nevoja ekstreme e mbi te gjitha prane te rinjve qe duan te mesojne e punojne per te qene si bashkmoshataret e tyre.
U prehsh ne paqe Ardit. Por paqe nuk do te gjejme sa te behet drejtesi per ty.