Grabitja e një banke të nivelit të dytë në qytetin e Vlorës duket se është zbardhur nga Policia pas një hetimi të intensifikuar.
Burime nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se është prangosur shtetasi Kostandinos Shakaj, 37 vjeç dhe është shpallur në kërkim G.Gj, 36 vjeç.
Policia thotë se këta dy shtetas akuzohen si autorë të grabitjes në muajin korrik, në degën bankare pranë sheshit të Flamurit.
Dy personat janë larguar me mjetin tip Benz me targa 435JL06 ndërsa gjatë brabitjes në kërcënimin e armëve nuk ka pasur të lënduar.