Arkeologët bullgarë kanë gjetur perlë të vogël, me diametër prej katër milimetrash, për të cilën besojnë se është punëdorja më e vjetër prej ari.
Ky artefakt është gjetur në lokalitetin parahistorik në jug të Bullgarisë dhe daton prej 4500 deri në 4600 vjet para erës sonë, thonë arkeologët.
Kjo do të thotë se është nja 200 vjet më e vjetër se sa stolia e gjetur në nekropolin bullgar në Varna, deri më tani e njohur si artefakti më i moçëm i punuar në ar, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore. (b.an)