Stadiumi Loro Boriçi do të jetë gati për të pritur ndeshjen miqësore Shqipëri Marok, e cila zhvillohet më 31 gusht. Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social. Në stadium do të zhvillohet dhe ndeshja e 5 shtatorit të këtij mes Maqedonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018.
“Loro Boriçi” i rilindur, gati për kolaudim në miqësoren e 31 gushtit me Marokun dhe për ndeshjen e parë prej vërteti të Kuqezinjve, me Maqedoninë në 5 shtator për eliminatoret e Botërorit 2018.
Një stadium europian për Shqipërinë dhe Shkodrën, ku do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe Kombëtarja e re e Kosovës.
Në këtë vepër është investuar nga Qeveria Shqiptare për futbollin, 18 herë më shumë se në 23 vjet (1990-2013) të marra së bashku”, shkruan Kryeministri.