Gazeta serbe Blic ka kërkuar sqarime nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) se pse nuk pezullohet kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, pas lajmit se ka refuzuar një kontroll anti-doping në Francë.
Federata nuk ka ngurruar të bëjë sqarime t nevojshme.
“Testi i panjohur anti-doping është bërë më 16 qershor 2016 në një kamp stërvitjeje në San Cyprien në Francë. Ata kishin një listë të sportistëve francezë, por vendosën të testojnë edhe xhudistët e huaj, dhe më të mirët në botë”.
“Trajnerët e tyre u befasuan me këtë procedurë kontrolli dhe kërkuan këshilla nga specialistë të IJF-së. Bazuar në atë që ne dëgjuam prej tyre, trajnerët nuk janë të detyruar të paraqesin sportistët e tyre në këto kontrolle”, është përgjigjja për Blic.