Rusia akuzoi sot Ukrainën se ka tentuar të sulmojë infrastrukturë të rëndësishme në Krime dhe shtoi se dy rusë u vranë gjatë përleshjeve lidhur me këtë fakt.
Shërbimi Federal rus i Sigurimit (FSB), një agjenci pasardhëse e KGB-së sovjetike, deklaroi se ka arrestuar disa persona, të cilët posedonin 20 mjete shpërthyese dhe besohet se punojnë për agjencinë e shërbimit sekret ushtarak të Ukrainës. “Dy rusët, një ushtar dhe një anëtar i FSB-së, janë vrarë në përpjekje për të kapur njësinë ushtarake të Ukrainës”, shkruan FSB në një deklaratë në portalin e saj. Shumë shpejt, Ukraina mohoi akuzat.
“Ukraina nuk po merr dhe as nuk do të marrë me forcë territorin e saj”, shprehet Yury Tandit i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës për agjencinë e lajmeve, Interfax. Pretendimet vijnë pas një përkeqësimi të luftimeve, kohëve të fundit në lindje të Ukrainës, ku raportohet muaji i kaluar si më vdekjeprurësi në më shumë se një vit.