Përgjimet e djeshme të opozitës treguan një Ali Ahmeti që e njihte shumë mirë gjuhën maqedonase, ndërsa këtë gjë e vërteton edhe dëftesa e tij.
Kreu i BDI-së ka qënë pjesë e shkollës “Marshall Tito” ku në maqedonisht është vlerësuar me notën maksimale 5, ndërsa në lëndën e gjuhës shqipe me notën mjaftueshëm 2.
Fotografia ironizuese po qarkullon në rrjetet sociale që pas publikimit të “bombës 38” të LSDM-së, ku Ali Ahmeti u dëgjua teksa fliste një maqedonishte të pastër e të rrjedhshme.