Inflacioni u rrit në mënyrë progresive në tremujorin e dytë, duke shënuar 1.2% në qershor. Shifra më e fundit e inflacionit për muajin korrik ishte 1.9%. Rritja e tij, sipas Bankës së Shqipërisë, reflektoi rritjen e çmimeve të ushqimeve, qirasë dhe rritjet mujore të cmimit të naftës. Niveli i inflacionit këtë vit do të luhatet rreth vlerës 1.9%.
Iinformacioni i ri dhe përditësimi i analizës nuk ka sjellë ndryshime të qënësishme në parashikimet tona afatmeseme, thuhet ne deklaratën e politikës monetare për tremujorin e dytë të vitit.
Banka e Shqpërisë pret një rritje më të lartë të ekonomisë në vitin 2016 në krahasim me vitin e kaluar. Ky trend pritet të forcohet gjatë viteve në vijim, duke krijuar kushtet për rritjen progresive të inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv brenda vitit 2018.
Këshilli i Mbikëqyrjes gjykon se intensiteti aktual i stimulit monetar është i duhur për të arritur objektivin e inflacionit në përiudhën afatmesme. Prandaj Këshilli i Mikëqyrjes në mbledhjen e rradhës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit, duke mbajtur atë në nivelin 1.25%. Gjithashtu do të mbahen të pandryshuara edhe norma e interesit për depozitën një ditore në 0.25% dhe atë për kredinë njëditore në 2,25%.
Rritja ekonomikë ne tremujorin e parë të vitit rezultoi në krahun e sipërm të parashikimeve te BSH-se. Konsumi dhe investimet private ishin burimi kryesor i rritjes, ndërsa konsolidimi i fortë fiskal u shoqëria me rënie të shpenzimeve buxhetore. Rritja e të ardhurave nga turizmi ka shtyrë në zonë pozitive kontributin e kërkesës së huaj neto në tremujorin e parë.
Ambjenti ekonomik karakterizohet nga likujditet i bollshëm dhe nga norma të ulta interesi për të gjitha segmentet e tregut në monedhën vendase. Rënia e interesit për kredinë në lekë ka nxitur kërkesën për kredi dhe investime private.
Megjithastë rritja e kredisë mbetet e ngadaltë dhe kushtet e kreditimit mbeten ende të shtrënguara për biznesët. Krahas kesaj pengesa strukturore në tregun financiar, kundërshtia e bankave për të marrë rrezik, niveli i lartë i kredive me probleme dhe kërkesa ende e brishtë janë ndër faktorët ciklikë që vështirësojnë transmetimin e stimulitmonetar në ekonomi. Zbatimi i planit të masave për kredinëme probleme do të ndihmojë në uljen e rrezikut të përceptuar dhe forcimin e ritjes së kredisë raporton Monitor.
Banka e Shqipërisë gjykon se trajektorja pozitive e zhvillimeve ekonomike e financiare do të ruhet edhe në të ardhmen. Por pasiguritë e mjedisit të jashtëm janë shtuar dhe balanca e rreziqeve vijon të mbetet e lartë./a.m.