Peshëngritësi i vetëm shqiptar që merr pjesë në lojrat olimpike “Rio 2016” nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë në kategorinë e tij. Edhe pse ishte në një formë të mirë, ai kishte përballë disa prej peshëngritësve më të mirë në botë.
Briken Calja ngriti 145 kg në shkëputje dhe 181 kg në shtytje.
Ai ishte pjesë e baterisë finale por nuk mundi të bëjë asgjë përballë peshëngritësve që dukshëm ishin më lart se shqiptari.
Ipari u rendit kinezi
Shi Zhiyong, i cili ngrit në dygarësh 352 kg, medalja e argjendtë i shkoi turkut Daniyar Ismayilov i cili ngriti 351 kg. Medaljen e bronztë e fitoi peshëngritësi nga Kirguzstani, Izzat Artykov, i cili ngriti 339 kg./a.m.