Nga Erjon Braçe
E kam shume te qarte se ka shume vemendje mbi Divjaken, madje edhe me shume se mbi Fierin, Vloren, Orikumin, Dhermiun, Jalen, Himaren, Qiparoin, Borshin, Lukoven dhe Saranden vete, ne jug fare te Divjakes.
E shihni, gazeta e Sulltanit as qe informon prej atyre zonave, jo me te sulmoje. Pale pastaj te genjeje e gjobise.
Durova dje, me shpresen se sot, pasi te kishin verifikuar fare pak, do terhiqnin shkrimin e djeshem madje duke kerkuar ndjese.
Por kete pritshmeri e permbush nje gazete, madje e pergjegjshme, jo një pushkë!
Tani meqe pushka u shkrepi, me duhet te sqaroj, per Sulltanin, injorantet ne sherbim te tij dhe batakcinjte ne emer te te cileve sulmoi Divjaken dje:
E para, taksa mbi token bujqesore, taksa mbi ndertesat, taksa mbi truallin-vendosen me ligj te Kuvendit, jo me vendim të Bashkisë apo Këshillit të saj.
Pra keto tre taksa, te ndryshme nga njera tjetra-sqarim per cdo injorant te Sulltanit, i ka vendosur Kuvendi, jo bashkia Divjake.
E dyta, ligji i ka dhene bashkive diskrecionin per te vendosur plus apo minus 30% te nivelit te percaktuar me ligj te Kuvendit.
Pra bashkia Divjake, jo qe nuk ka rritur me here, por ka ulur me 30% nivelin e taksave te vendosur me ligj te Kuvendit, gjithnje per kategori te caktuara.
E treta, tarifat vendore jane elemente te vendimmarrjes se bashkise, sipas ligjit; vendimmarrje qe behet ne Keshillin Bashkiak.
E katerta, bashkia Divjake ka vendosur nje tarife per sherbime komunitare qe perfshin pastrim, ndricim, gjelberim, mirembatje varrezash etj.
Kjo tarifë vjetore, për çdo familje është 700 lekë.
E pesta, bashkia Divjake, jo qe nuk ka rritur me here kete tarife, por ka ulur me rreth 3 herë nivelin e kësaj tarife!
Shenim: ne foto 1,2,3,4 keni dokumenta te komunes referuar ne sulmin e pushkes se sulltanit, komunes Terbuf, qe deshmojne se kjo komune ne vitin 2012, 2013, 2014, 2015 ka vendosur dhe marre dy tarifa te ndara-tarife pastrimi dhe tarife mirmbajtje varrezash, te dyja ne nivelin e 1000 lekeve secila, BASHKE 2000 leke.
Pra, komuna Terbuf ju merrte njerezve ne te gjitha Cermat, 2000 leke ne vit; Bashkia Divjakë merr sot vetëm 700 lekë në vit, thuajse tre herë më pak.
Pyetje e kam per Sulltanin: ku eshte rritja me here ketu?
E gjashta, detyrimet e papaguara ne vite, pas reformes territoriale, me vendim te Qeverise ne procesin e transferimit te komunave ne njesite e reja, nuk janë fshirë, janë në fuqi dhe me detyrimin ligjor për bashkitë për ti mbledhur.
Nuk ka amnisti per to deri tani.
Mosarketimi i tyre perben shkelje ligjore dhe dem ekonomik ne nje kontroll ligjshmerie te mundshem.
Tani dy fjale me ty;
Sulltan e di kujt po i sherben, por nuk e shpeton dot keqberesin e Terbufit, jo vetem aty ku ka qene, por as ne drejtorine aktuale ku eshte e ku po ben te njejten gje, po abuzon e po ben keq po aq sa ne Terbuf!
Natyrisht qe une nuk do e fal as ate!!
Te mbledhesh 2000 leke te rinj per famije per pastrim e mirmbajtje varrezash dhe jo te mos pastrosh gje, por te mos kesh asnje kosh mbeturinash kund, madje qese te zeza per mbledhjen e tyre, eshte vjedhje!
Per here te pare ne Terbuf dhe jo vetem, mbetjet urbane pastrohen cdo dite, me makina teknologjike; per here te pare ne Terbuf dhe jo vetem, ne cdo rrugice-madje dhe atje ku nuk ka rruge, ka kosha per grumbullimin e mbeturinave urbane.
Nuk ka patur kurre!
Sot Divjaka-nga Goricaj, ne Bedat, ne Grabian e Stravec, deri ne Cerme te Siperme eshte me e paster.
Taksa tre here me e vogel se ajo e batakciut qe mbron ti, tani ka kuptim!!
Kjo quhet punë, e bëjmë ne, jo ushtria- si më në jug se ne. E mban mend atë zonë besoj.
Ti vazhdo qello!
Ne do te gjuajme serish me pune te vertete njerezish te mire! Batakcinjte su afrohen dot!