Janë dhënë masat e sigurisë për dy punonjësit e bankës së grabitur dy ditë më parë në Tiranë në zonën e ish-bllokut në Tiranë, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Gjykata vendosi lirimin e drejtorit të filialit, shtetasit Luigj Gjonaj, ndaj të cilit u caktua masa “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë gjykata u tregua e ashpër me shefin e sigurisë së bankës, për të cilin vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Banka u grabit gjatë natës teksa personat që kryen këtë krim, hapën murin e bankës nëpërmjet një kazinoje aty ngjitur.
Disa minuta para grabitjes kishte rënë edhe alarmi teksa autorët çanin murin, por punonjësit e sigurisë neglizhuan. Në bankë u grabitën rreth 20 milion lekë të reja./a.m.