Dosja e vrasësit famëkeq serial në Itali, Klaudio Vilani, i cili është arrestuar për vrasjen e disa prostitutave tregon se “pre” e tij kanë rënë edhe dy vajza shqiptare.
Vrasësi i prostitutave u arrestua vetëm pas 19 vjetësh kërkime, ditën e shtunë, ndërsa krimet datojnë në vitin e largët 1997.
Mediat italiane raportojnë se mes prostitutave të vrara nga Klaudio Vilani, janë edhe dy me kombësi shqiptare.
Njëra është Mimoza Zira, e vrarë më 1 qershor të vitit 1997. Ndërsa tjetra nuk është identifikuar zyrtarisht, por që është vrarë më 11 shtator të vitit 2003, rreth 23-vjeçare raporton Expres./a.m.