Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhuroi pagën e tij mujore në fondin për ndihmën ndaj të dëmtuarve nga moti i keq në Shkup.
Njëkohësisht, Ivanov i bën apel të gjithë funksionarëve shtetërorë dhe publikë të bëjnë të njëjtën gjë.
“Tani është momenti për vepra humane”, tha Ivanov.
Gjithashtu, me kërkesë së qytetarëve të rajoneve të përfshira nga moti i keq, Ivanov vendosi të angazhojë një numër shtesë të pjesëtarëve të ushtrisë për eliminimin e pasojave nga dëmet.
Ushtria maqedonase në mënyrë aktive ndodhet në terren me të gjitha resurset e disponueshme për zbutjen e pasojave në rajonet e goditura.