Barbara Bloomfield, autore e “Terapia e çifteve: Dramat e dashurisë dhe seksit”, ka kaluar pothuajse gjithë jetën e saj duke hulumtuar dhe shkruar për çiftet.
Ajo ka treguar për tri gabimet që njerëzit i bëjnë kur dalin në takim, e ato janë:
1. Të mos bësh bisedë të mirë Njerëzit që dëshirojnë të dalin në takim duhet të mësojnë të bëjnë biseda të mira, për t’u dukur interesantë.
2. Të mos kesh vetëbesim Sigurohuni që të jeni mjaftueshëm të bindur për të dalë në takim ose për t’ia dalë me një marrëdhënie. Njerëzit dalin në takim kur ndjehen të dëshpëruar, kjo është arsyeja pse është koha më e gabuar për të dalë në takim, transmeton Gazeta Express.
“Vishni diçka të rehatshme që ju bënë të ndjeheni mirë me veten”, thotë ajo.
3. Të mos tregoheni të ndershëm Shumë takime shkojnë keq për shkak se njerëzit janë ose shumë të turpshëm ose të brengosur se mos refuzohen. Ata e përfundojnë takimin pa vendosur asgjë. “Nëse ju pëlqen personi, mos ngurroni t’ia thoni”, thotë Barbara.
“Nëse nuk jeni të sigurt se ju pëlqen, mos ia thoni. Nëse nuk ju pëlqen, gjeni diçka për t’i thënë. Bëhuni të qartë me të”, shton ajo në fund.