Aktori, regjisori e producenti i njohur, Robert De Niro – fitues i dyfishtë i “Oscarit”, pesë herë i nominuar për këtë çmim, i vlerësuar me “Globin e artë” – është fituesi i parë i “Zemrës së Nderit të Sarajevës” për vepër jetësore, shkruan Koha Ditore.
Nderohet për kontributin e madh që ka dhënë në artin filmik dhe vetë ai do të jetë në kryeqytetin boshnjak për ta pranuar atë.
Do t’i dorëzohet në hapjen solemne edicionit të 22-të të këtij festivali, që sivjet mbahet prej 12 deri më 20 gusht, kanë njoftuar organizatorët e SFF-sën. (b.an)