Një 14-vjeçare nga qyteti i Tiranës rezulton e zhdukur prej disa ditësh. E mitura është larguar nga banesa e saj pa lënë asnjë gjurmë në datën 6 Gusht, ditë prej së cilës familjarëte saj nuk kanë mundur të komunikojnë.
Denoncimi për zhdukjen e vajzës së re është bërë në policinë e kryeqytetit nga nëna e saj 56-vjeçare me inicialet N.SH. Kjo shtetase deklaroi se në momentin kur vajza ëhstë zhdukur, ndodhej në banesën e familjes në kryeqytet. Fillimisht familjarët kërkuan tek të afërmit por askush nuk e kishte parë vajzën. Në momentin e largimit nga banesa, vajza ishte e vetme.
Kur u kthye në banesë nëna nuk e gjeti vajzën dhe nisi kërkimet tek të afërmit, por pas orë të tërash kërkime pa rezultat, gruaja i’u drejtua policisë. Tashmë të dhënat e vajzës janë shpërndarë në të gjithë komisariatet evendit dhe po bëhen kërkime në zona të ndryshme.
Hetimet
Dyshimet e policisë për motivet e zhdukjes së vajzës lidhen kryesisht melargimin e saj vullnetar. Sipas të dhënave të policisë, mendohet se vajza është larguar me një djalë me të cilin ka lidhje dashurie. Nuk dihet ende dëhsmia e dhënë nga familjarët për këto të dhëna të policisë të cilat pritet të verifikohen më tej.
Për momentin këto të dhëna nuk bëhen ende publike. Pritet që prokuroria të kërkojë zbardhjen e tabulateve telefonike për të vërtetuar se me kë ka komunikuar së fundi minorenia.
Nuk përjashtohet ndonjë konflikt i vajzës me familjarët e saj. Po ashtu, policia po heton edhe në pista të tjera dhe një prej tyre ëhstë ajo e një rrëmbimi të mundshëm të vajzës për qëllime trafikimi./Javanews/a.m.