Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Facebook” ndaj disa mediave, duke përgënjeshtruar një lajm për një ambulancë pranë vilës qeveritare në Dhërmi, ku po pushon së bashku me familjen.
“Nuk arrij ta kuptoj çfare lloj mediash kemi ! Me 1 foto autombulance alarmojne kot njerezit e meazallah se bejne verifikimin më të vogël”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.
Media të ndryshme publikuan sot pasdite, një lajm që në vilën qeveritare në Dhërmi ku po pushon kryeministri Edi Rama, është parë hyrja dhe dalja e nje autoambulance.