Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas grabitjeve të ndodhura ditën e sotme dhe ngjarjeve kriminale të ditëve të fundit.
Basha shkruan në Facebook se siguria ka dalë jashtë kontrollit.
Sipas liderit të opozotës, Rama ka braktisur detyrën dhe e vetmja detyrë që po bën është vjelja e 30 %-it sipas tij nga bandat që kultivojnë drogë.
Ja postimi i plotë i Bashës:
Dy grabitje biznesesh sot ne zemer te vendit, dhe bastisja e nje banke ne qender te Tiranes, jane kembanat e alarmit qe bien papushim, e cdo dite, per pasigurine totale dhe braktisjen qe Edi Rama i ka bere me kohe detyres kryesore qe eshte ofrimi i rendit dhe sigurise. Nderkohe pa kaluar gjate raportohet nje skandal tjeter i rende ne Rinas, ku sipas informacioneve eshte arratisur faqe policise nje shtetas turk te cilit i ishte ndaluar hyrja ne territorin tone. Lajm trondites vrasja e nje 17 vjecari e perdhosja e trupit te tij. Te plagosur rende nga aksidenti ne Librazhd, e nje i vdekur ne Shkoder nga perplasja me makine, cka e con mbi 20 numrin e jeteve te humbura ne rruge per dy javet e fundit. Ky eshte shpartallim total i cdo standardi sigurie. Sepse e shpartalluar eshte qeveria. I dorehequr de fakto eshte kryeministri. Ai prej kohesh nuk ka me prioritet qytetaret, por ruajtjen e arave me droge. Madje ruajtja e parcelave me kanabis dhe vjelja e takses 30 perqind per cdo rrenje, eshte detyra e vetme qe i ka lene kryeqehajait te tij narkoman. Shqiptaret nuk e meritojne kete fatkeqesi. Shqiperia meriton rend e siguri.
Dhe ne do tja japim. Krimi do te shtypet. Politikanet e lidhur me te do te kene te njejtin fat. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.