Një ngjarje e rëndë raportohet te ketë ndodhur në qytetin e Durrësit.
Në lagjen 13, plazh, në banesë, një grua me iniciale N.M vjeç 78, është aksidentuar nga shpërthimi i bombolës së gazit dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Gazeta Express.
Policia ka vajtur në vendngjarje dhe po punon për të qartësuar shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Durrës për vlerësim./a.m.