Galeria Shtetërore e Shtutgart ka rifituar një gdhendje në bronz të artistit të madh të Rilindjes gjermane Albrecht Dürer, bërë në shekullin e 16, e cila u gjet në një dyqan antikuaresh në qytetin francez Sarburu, konfirmuan nga Galeria.
Pjesa “Ëngjëlli kurorëzon Virgjëreshën”, që daton në 1520, është gjetur në sajë të një arkeologu frëng në pension, i cili aksidentalisht e zbuloi në një dyqan antik, tha zëdhënësja e Gallerisë Anet Frankenberger.
Ai vuri re se puna kish vulën ne pjesen e pasme të Galerisë së Shtetit në Shtutgart dhe shkoi me të dhënat e në sitin e veprave te zhdukura të artit, ku mësoi se gravura kishte humbur në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Sipas Frankenberger, puna e Dyrer u gjet në gjendje të mirë, sepse “ndoshta” është mbështjellë në letër, dhe para se të ishte ofruar për shitje, ajo konfirmohet se ishte në pronësi të ish-nënkryetarit Sarbura.
Ende nuk dihet se kur puna do të ekspozohet për publikun.
Albrecht Dürer (1471-1528) ishte një piktor, teoricien arti dhe grafist gjerman. Punet e tij më të famshme janë “Djalli dhe vdekja”, “Melankolia” dhe “Shën Zherom në qelinë e tij,” dhe është i njohur edhe për autoportrete dhe piktura altari, referon BETA që ka përgatitur lajmin. (b.an)