Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmë në orën 23:00 katër punonjësit e landfilit ku u gjet i vdekur 17-vjeçari nga Tropoja Ardit Gjoklaj.
Sipas Policisë, ata janë: Besnik Braha, 53 vjeç, banues në Tiranë, me detyre përgjegjës firme; Edmond Kollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtues eskavatori; Dëfrim Hakrama, 44 vjeç banues në Tiranë, përgjegjes turni dhe Bujar Daja, 45 vjeç, banues në Kavajë, përgjegjës i punonjësve.
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit E.T, 48 vjeç, banues në Peqin, administrator i firmës “3 K SH.P.K”.
Arrestimi i tyre i bë sepse në orën 14:30, tek Landfili i Sharrës, në grumbullin e mbeturinave, është gjetur kufoma e shtetasit Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, banues në Kombinat, i cili ishte punonjës sezonal në Landfil, i paregjistruar tek firma “3K SH.P.K”.
Ai dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip eskavator me kova, gjatë punës në Landfil.