Nga informacionet e marra në rrugë operative se një automjet Furgon , rreth orës 01.00 të mëngjezit të datës 17.06.2015, po transportonte në drejtim të fshatit Shtëpanj komuna Gostimë Elbasan një sasi të madhe kubikësh të kultivuara me bimë narkotike, Efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan , janë vënë në ndjekie të automjetit.
Drejtuesi i automjetit furgon tip Fiat, me targa FR 5776 D porsa ka parë që ndiqej nga Policia ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira dhe zona e pyllëzuar ka mundur të largohet. Grupi hetimor ka konstatuar se në brendësi të furgonit kishte 3.000 kubikë të kultivuar me bimë narkotike Cannabis Sattiva të cilat së bashku me automjetin dhe prova të tjera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky mjet ishte i vjedhur në qytetin e Fierit më datë 30.09.2014. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit . Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.