Drejtori Përgjithshëm i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka nisur raportimin rreth sigurisë në vend, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrjen e FSK-së.
Maxhuni tha se Policia e Kosovës konsideron se gjendja e sigurisë është e qetë dhe e qëndrueshme.
“Për tetë muaj PK ka realizuar të gjitha detyrat dhe parashikimet konform planit strategjik”, tha drejtori Maxhuni.
Ai tha se prioritet i tyre është qasja parandaluese. Më këtë periudhë dhe viteve të fundit është dëshmuar se PK ka ndikuar në uljen e rasteve të krimit. Suksese janë shënuar dhe në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore”, ka thënë numri një i Policisë së Kosovës.
“Në vitet e fundit kemi më pak prezencë të drogave të forta. Një prezencë e narkotikëve është tek ne, ajo është marihuan kanabis, që vjen si pasojë e kultivimit në fqinjësi”, ka thënë Maxhuni.
Policia e Kosovës, sipas tij, ka shënuar suksese edhe në luftën kundër krimit, krimit ekonomik dhe korrupsionit.“
Ne vazhdojmë më masa konkrete shtesë për avancimin e nivelit të sigurisë.
Kemi arrit të parandalojmë edhe incidente të karakterit terrorist që i shohim në vende të ndryshme. PK po vazhdon me masa konkrete t’i parandalojë incidentet e tilla”, ka thënë Maxhuni.
Telegrafi/d.i.