Nuk është as e para dhe as e fundit. Por lajmi që jep një aktivist është vërtetë i hidhur.
Aktivisti i shoqërisë civile, Arbër Çepani, ka deklaruar se xhudistes nga Kosova, Majlinda Kelmendit, fituese e medaljes së artë në Olimpiadën e Rios, i është refuzuar kërkesa për të marrë nënshtetësi shqiptare.
Kjo për faktin se, siç thotë Çepani, ministria e Sporteve të Shqipërisë, më 2008, ne kohen kur drejtohej nga Ylli Pango, kishte vlerësuar se Majlinda nuk është potencial për t’u bërë ndonjëherë sportiste kulminante.
“Në 2008-n, shteti shqiptar refuzoi dy herë kërkesën e Majlinda Kelmendit për të marrë nënshtetësi shqiptare. Përgjegjësi i atëhershëm i Ministrisë së Sporteve në Tiranë, që duhej të firmoste relacionin u shpreh: ‘Majlinda Kelmendi s’është potencial për t’u bërë ndonjë sportiste kulminante’!
Majlinda më pas, arriti të marrë nënshtetësinë shqiptare vetëm në rrugë informale, fal ngulmit dhe dëshirës së saj për ta patur atë me çdo kusht! Ndërkohë që sot ai ‘specialisti’ i sportit po luan tavëll në ndonjë seli partie politike….Majlinda e përshëndet nga Rio me një Medalje të Artë!!”, shkruan Çepani në rrjetet sociale.
Majlinda Kelmendi fitoi dje medaljen e artë në xhudo, duke shënuar një sukses madhështor për Kosovën, referon Koha. (b.an)