Grabitja e bankës së nivelit të dytë në Tiranë nuk ka mbetur në tentativë. Përkundrazi, grabitësit kanë arritur të largohen me një shumë të mëdha parash.
Pas disa orë hetimesh, agjentët e policisë kanë konstatuar se autorët, ende të paidentifikuar, janë larguar me 21 milionë lekë të reja. Konkretisht ata kanë grabitur nga kasaforta 10 milionë lekë, 50 mijë euro si dhe 30 mijë dollarë.
Mëngjesin e kësaj të hëne, filiali i bankës së nivelit të dytë tek zona e ish-Bllokut në kryeqytet u gjet me murin e çarë, pikërisht në dhomën që të çon tek kasaforta.
Burimet policore bënë të ditur se çarja kishte përmasat 50 me 30 centimetra. Policia dyshon se grabitësit kishin tri ditë që punon dhe gërmonin për t’ia arritur qëllimit të tyre. Ata kanë mundur të arrijnë te kasaforta, por pa shkaktuar zhurmë apo provokuar sinjalin e alarmit, shkruan tch.
Ngjarja ka ndodhur një bodrum e katit të nëndheshëm të një pallati, që dikur përdorej si pub, prapa godinës së bankës së nivelit të dytë është shfrytëzuar nga autorët për të kryer punimet për çarjen e murit që do i ndihmonte të depërtonin drejt dhomës ku ndodhej kasaforta.
Në bodrum ka mbetur ende një çelës papagall, pincë, shpatull. Me kartonin e verdhë nr 10 Policia i identifikon si objekte që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe që mund të ndihmojnë në ndërtimin dhe zbërthimin e gjithë kësaj ngjarjeje.
Ekspertë të policisë tashmë po punojnë për të gjetur gjurmë gishtash apo elementë të tjerë që do të çojë drejt identifikimit të autorëve.
……………..
Dega e BKT ku është bërë vjedhja
Zbardhet dinamika e tentativës për grabitje
Policia po heton në dy pista për tentativën e grabitjes së një filiali banke në Tiranë. Autorët dyshohet se kanë hyrë nga ambientet underground të një lokali që ndodhet pas Bankës. Ambienti aktualisht është i mbyllur, por nuk përcaktohet nëse pronarët e objektit e kanë pasur në gjendje pune në këtë periudhë. Sipas policisë, autorët kanë hapur murin nga pjesa e brendshme e lokalit dhe kanë hyrë në dhomën ku ndodhet kasaforta e bankës.
Kjo është pista e parë në të cilën po heton policia.
Pista e dytë është ajo se grabitësit mund të kenë thyer murin e pasëm të bankës dhe kanë hyrë lehtësisht brenda.
Dyshohet se grabitësit dyshohet se kanë mundur të marrin vetwm 300 mijë lekë të reja nga kasaforta. Kasaforta ka qenë e ngulitur në një pjesë betoni, çka ka bërë të pamundur shkuljen e saj. Autorët kanë përdorur mjete të rënda si dalta dhe çekiçë për shkëputjen e pjesës së ngjitur në mur, por pa rezultat.
Puna në këtë filial banke nuk ka nisur, pasi ende po punohet nga hetuesit dhe ekspertët e policisë, të cilëve u duhet disa orë për të zbardhur skemën si kanë tentuar grabitësit të futen në dhomën e kasafortës së bankës.
Komunikata e policisë
Në rrugën “Ismail Qmali”, tek BKT Bank, është konstatuar nje carje ne murin e bankes 50 me 30, tek dhoma e kasafortes.
Kasaforta duket e pa prekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.