Policia Kufitare ka sekuestruar një mjet lundrues në brigjet e Dhërmiut. Bëhet fjalë për një gomone e cila kishte një motor të fuqishëm, të modifikuar.
Dyshimet paraprake të policisë lidhen m përdorimin e saj për trafik droge.
Sipas raportimeve të policisë, bëhet me dije se janë ndaluar 4 persona që ndodheshin në bordin e gomones.
Ndërkohë policia po vijon veprimet për zbulimin e aktivitetit që kryhej me mjetin e sekuestruar.
/a.m.