Ilir Meta ishte sot në Elbasan për të nderuar në homazhet e mbajtura në teatrin “Skampa” aktorin e njohur Demir Hyskja.
Pas homazheve të artistit të popullit, kreu i Kuvendit ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kreun e bashkisë Qazim Sejdini.
Ata kanë pirë një kafe në një nga lokalet e qytetit, e cila ka zgjatur me shume se 40 minuta.
Edhe pse një kafe e qetë mes të dyve, burime bëjnë të ditur për “Panorama” se në qendër të bisedës ka qenë situata politike në vend./Express/a.m.