Rrjete kompjuterike globale sigurisht që ekzistojnë prej më shumë se 25 vjetësh. Që në vitet 1960 kompjuterët në SHBA këmbenin të dhëna mes tyre përmes linjave telefonike.
Serveri i parë dhe faqja e parë e internetit (ëeb site), që përdorën standardin e zakonshëm sot “Hypertext Transfer Protocol” (http), dolën online për herë të parë pak përpara Krishtlindjeve të vitit 1990 në Qendrën Kërkimore Bërthamore Evropiane, CERN në Zvicër.
Ky zhvillim është meritë e fizikantit britanik Tim Berners-Lee, i cili punonte në atë kohë në CERN. Ai ishte autor i faqes Po ashtu ai zhvilloi edhe broëser-in e parë dhe standardet themelore si protokollin e transmetimit dhe gjuhën e programimit HTML, raporton DW.
Fillimisht qasje në këto risi kishin vetëm shkencëtarët që punonin në CERN. Më 6 gusht 1991 Berners-Lee e prezantoi konceptin e përgjithshëm të World Wide Web (WWW) në disa grupe lajmesh on-line, ndër ta edhe alt.hypertext. Kjo datë konsiderohet tani si data kur ëëë u vu në dispozicion të publikut. Kështu pra lindi interneti, që njohim ne sot.
Heqje dorë nga paratë e mëdha
Berners-Lee nuk pranoi ta patentonte dhe komercializonte konceptin e tij dhe bëri të mundur në këtë mënyrë përhapjen e shpejtë dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij. “Atë që bëra unë, mund ta kishte bërë kushdo”, thotë babai i WWW. “Ideja e për ta bërë publike World Wide Web, ishte sikur të hidhje një shkrepëse në një hambar plot me kashtë. Web-i është përhapur, për shkak se shumë individë kanë ndihmuar fuqishëm për përhapjen e tij”.
Shpesh atë e pyesin nëse nuk është i zhgënjyer që interneti është bërë kaq komercial. Berners-Lee nuk mendon në këtë mënyrë: “Interneti duhet të jetë një hapësirë universale – aty nuk mund të përjashtohet ndonjë fushë. Ka shumë që më pyesin: a nuk jeni të zhgënjyer që në internet përhapen kaq shumë marrëzi, por askush nuk është i detyruar që t’i lexojë të gjitha. Interneti është në tërësi vetëm një pasqyrim i jetës. “
Gjëja më e natyrshme
Të pasurit e një faqeje interneti është bërë sot pothuajse një gjë e natyrshme. Shoqata gjermane e IT Bitkom thotë se 86 për qind e sipërmarrjeve me më shumë se dhjetë të punësuar kanë faqen e tyre të internetit.
Nga kompanitë e vogla me më pak se dhjetë të punësuar 43 për qind nuk janë të përfaqësuara në rrjet. “Në të gjithë botën internetin e përdorin më shumë se tre miliardë vetë. Ka edhe shumë individë që kanë faqen e tyre në internet”, thotë drejtori ekzekutiv i Bitkom-it Bernhard Rohleder.
Prapashtesa më e përhapur në adresat e internetit është “.com” me 120 milionë adresa të regjistruara. Ndër adresat me domain që i referohet vendit, adresat me “.de” kapin një shifër prej 16 milionë dhe renditen në vendin e dytë pas atyre me “.cn” për Kinën, përgatiti Koha. (b.an)