Një shqiptar biznesmen dhe ortak i një restoranti italian në Bejkër Kaunti të Floridës është mbajtur për 2 vjet i burgosur pa një akuzë ndaj tij, raportojnë mediat amerikane.
Gjykata e Floridës e ka liruar ditën e sotme shqiptarin, i cili është rezident në SHBA për më shumë se 10 vjet.
Ai është Gjovalin (Xho) Gjergji, 28 vjeç, bashkëpronar i një restoranti në San Marko të Floridës.
Gjergji u arrestua nga agjentët federalë në dhjetor të vitit 2014 dhe u burgos pa një akuzë ndaj tij.
Prej një viti e gjysmë, ai ka luftuar për padrejtësinë që i është bërë nga shteti federal. Kur u arrestua, nuk kishte asnjë akuzë federale ndaj tij dhe ai u dërgua në paraburgimin e emigrantëve pas një vendimi të Kongresit për burgosjen e emigrantëve që kishin shkelur ligjin.
Por Gjovalini nuk ishte i panjohur për drejtësinë. Rreth 10 vjet më parë, kur ishte 18 vjeç, ai i kishte shitur një armë në mënyrë të paligjshme një personi me precedent penal.
Ky i fundit u arrestua dhe arma u sekuestrua. Gjithashtu, u arrestua edhe Gjovalin Gjergji dhe u dënua me arrest shtëpie për 3 vjet.
Ai pranoi krimin në gjykatë dhe tha se nuk kishte dijeni që ishte shkelje ligji, pasi ishte i ri dhe i papjekur.
“Gjergji e pranoi krimin, shfaqi pendesë dhe nuk e dinte se po vepronte keq kur shiti atë armë”, thotë David Vedder, avokati i tij.
Por nuk mbaroi me kaq. Në vitin 2014, agjentët federalë të emigracionit e arrestuan Gjergjin, pasi sipas ligjeve në fuqi, ai duhej të ishte dëbuar për në SHBA.
Mirëpo, gjatë kësaj kohe, Gjergji pati marrë edhe pasaportën amerikane, ndaj avokati pretendon se ligji nuk duhet të vepronte ndaj tij.
Edhe gjykata e Floridës e mori parasysh apelin e avokatit dhe e liroi biznesmenin shqiptar. Megjithatë, autoritetet nuk janë bindur dhe do ta apelojnë vendimin./panorama/a.k